Rumania 0-3 Hollanda
(Gakpo 20′, Malen 83′, 93′)

Euro 2024
Raundi 1/16
Stadiumi: Allianz Arena

Hollanda është çerekfinalistja e rradhës në Euro 2024. Tulipanët mposhtën pastër me rezultatin 3-0 Rumaninë në Allianz Arena dhe avancojnë më tej.

Heroi i ndeshjes ishte padiskutim Cody Gakpo i cili shënoi golin e parë dhe asistoi të dytin për Donyell Malen. Ky i fundit do të ishte autor edhe i golit të 3-të e të fundit në minutën e fundit të ndeshjes.

Rumania mbyll një aventurë të bukur në Euro 2024, ndërsa Hollanda duhet të presë rezultatin e sfidës Austri – Turqi për të mësuar rivalin në raundin tjetër.

Formacionet zyrtare:
Rumania (4-1-4-1) – Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Mogos; M. Marin; Man, R. Marin, Stanciu, Hagi; Dragus. Trajner: E. Iordanescu
Holanda (4-3-3) – Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Bergwijn, Depay, Gakpo. Trajner: R. Koeman