Tirana do të luajë nesër sfidën e parë të vitit 2022 ndaj Vllaznisë. Klasikja e futbollit shqiptar është planifikuar të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45.
Prej disa ditësh, Tirana ka nisur nga puna për këtë takim, ndërsa do të ketë një mungesë të madhe si ajo e Ngoo.Sulmuesi anglez u dëmtua në derbi dhe do të qendrojë jashtë fushave për pak muaj.
Trajneri Orges Shehi ka vendosur t’i besojë në majën e sulmit, Ëngjëll Hoti. Mesfushori do të luajë përkrah Xhixhës dhe Seferit, kurse pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë njësoj si në ndeshjet e kaluara.
Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Xhixha, Hoti.