Për ish-drejtorin e Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha, kanë ndikuar disa faktorë që ekipi kuqeblu të ketë një seri rezultatesh pozitive.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Star Sport” që drejtohet nga dyshja Maringlen Zhivani dhe Marinela Matija, tha se ndërrimi i stafit dhe ardhja e dy Osmanëve ka qenë një ndër faktorët kryesorë që Vllaznia të kthehet në një “kockë të fortë” për shumë skuadra në kampionatin shqiptar.

“Për mua janë disa faktorë që Vllazninë e kanë çuar në këto nivele. E para është ndërrimi i stafit padiskutim. E dyta është besimi te futbollistët e rinj. Dyshja e Osmanëve, profesor Qatipi dhe Tefiku, janë ato që kanë bërë të mundur ndërtimin e një skuadre që po luan ndershëm në kampionatin shqiptar.

Për mua, Vllaznia është e vetmja skuadër që po luan ndershëm në kampionatin shqiptar. Dy Osmanët kanë krijuar një grup shumë të lezetshëm dhe shpresojmë që, në fund puna e tyre të shpërblehet, pasi kanë rikthyer edhe entuziasmin në qytet.”,-tha ish-drejtori i Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha./SHKODRASPORT.COM/