Ardit Hoxhaj nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Sulmuesi ka mbaruar kontratën e tij me vlonjatët dhe ka vendosur që t’i bashkohet Vallznisë, me të cilën ka dale në stërvitje ditët e fundit.

Bashkëpunimi nuk është zyrtarizuar ende, por sulmuesi sot ka bërë të qartë se gjithsesi nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit në vitin kur kjo skuadër do të tentojë që të kthehet sa më shpejt përsëri në elitë.

“Krenar që kam mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit. Dua të falënderoj gjithë tifozët e Flamurtarit për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë që në hapat e parë dhe në vazhdim… Falënderoj shokët e ekipit, kemi qënë si një familje.

Dua të falënderoj Presidentin e ekipit dhe stafin drejtues për mbështetjen.

I uroj ekipit të Flamurtarit të rikthehet sa më shpejt aty ku i takon.

Mirupafshim Flamurtar.

Ndjehem gati për një aventurë të re që shumë shpejt do zyrtarizohet”, shkruante futbollisti në rrjetet sociale. /vipsport/