Vllaznia do te luaje diten e shtune ne Vlore ndaj Flamurtarit ndeshjen e rradhes per kampionat. Fakti qe luhet ndaj skuadres se vendit te fundit qe thuajse tashme edhe matematikisht eshte thuajse e rene nga Superlige, te krijon idene e nje perballje te lehte per kuqeblute.

Por ne fakt nuk pritet te jete keshtu. Vlonjatet javen e kaluar arriten t’i marrin barazimin Teutes brenda ne Durres, madje duke u ndeshkuar edhe nga arbitrat.

Pjestare te Flamurtarit kane shprehur hapur pakenaqesine per kete situate te krijuar, megjithate kane premtuar se do ta respektojne kampionatin deri ne fund dhe do te tentojne te marrin pike ndaj çdo kundershtari.

Duke filluar nga kjo e shtune kur do te presin ne fushen e tyre Vllaznine. Ne prag te ketij takimi, ka folur per mediat sulmuesi i ketij ekipi Ardit Hoxha, i cili i pyetur nese Flamurtari do te tentoje fitoren ndaj ekipit shkodran, eshte pergjigjur:

“Vllaznia ka një ekip shumë të mirë. Ka një ekip që mbrohet shumë mirë dhe dalin mirë në kundërsulm. Por mendoj se edhe ne i kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë. Po ta vlerësojmë tamam ndeshjen, të shprehemi si duhet në fushën e lojës, pse jo, të mos e fitojmë”.