Rinovimi i Zhoze Murinjos me Romën është shumë afër! Trajneri portugez i cili ka treguar gadishmërinë për të punuar për projektin verdhekuq, pavarësisht se shpenzimet nuk do të jenë të larta dhe do t’u besohet emrave të rinj, ka fituar besimin e faniljes Friedkin.
Sipas “Sportmediaset” vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit duhet që të zyrtarizohet brenda muajit. 60-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë 1-vjeçare me opsionin e rinovimit. Kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni portugezit.
Mourinho është në sezonin e tij të tretë në stolin e verdhekuqve. Në vitin e tij të parë, ai e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës, ndërsa në të dytin arriti deri në finale të Ligës së Evropës.
Këto rezultate si edhe dashuria e tifozëve për portugezin duket se kanë ndikuar te pronarët Friedkin për të vazhduar bashkëpunimin.
Për portugezin interesim kishte edhe nga klubet saudite, por pavarësisht ofertave prej sheiku dëshira e tij është që të mos largohet nga “Olimpico”.