Hristo Stoichkov njihet në botën e futbollit për deklaratat ‘bombastike’ që bën shpeshherë’. Fituesi i ‘Topit të Artë’ 1994, ka folur së fundmi për çmimin ‘Golden Boy’ të fituar nga Jude Bellingham.

Legjenda e Barcelonës thotë se ai nuk e meritonte atë çmim. Më tej, ish-i katalanas thotë se Manchester City do ta ‘shpartallojë’ Realin në Champions League. Stoichkov thotë se City do të triumfojë 6-0 pa patur aspak mëshirë.

“Bellingham nuk e meritonte të fitonte çmimin “Golden Boy”. Është e pamohueshme që ai është një talent i madh, ka cilësi, është një përzierje e Laudrup, Kaka dhe Pogba. Ai do të jetë në garë për Topin e Artë, por çfarë fitoi me Borussia Dortmundin? Asgjë.

Mendoj se çmimi duhet t’i shkonte Musialës së Bayernit apo Baldes së Barcelonës. Ata fituan diçka me klubet e tyre. Në Champions? Manchester City fiton 6-0 kundër Realit, nuk do të ketë asnjë mëshirë”, është shprehur Stoichkov.