Zhoao Feliks bëhet gati të ndërrojë skuadrës, ylli portugez i Atletiko Madrid, tashmë është pranë kalimit në Premier Ligë në një huazim me shifra të çmendura që pritet të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme,

Klubi i Çelsit monitoronte prej kohësh futbollistin ofensiv por për momentin nuk duket në gjendje që të paguajë rreth 100 milionë euro që kërkon Atletiko Madrid për kartonin e tij. Por që të mos presë deri në verë duke rrezikuar që një klub tjetër të sigurojë shërbimet e lojtarit, blutë kanë vendosur të huazojnë futbollistin, duke paguar shifra të çmendura nëse llogaritet se bëhet fjalë për pak muaj.

Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja e huazimit deri në fund të sezonit, do të realizohet nëpërmjet pagesës së 11 milionë eurove, ndërsa Çelsi do të paguajë plotësisht pjesën e mbetur të rrogës së futbollistit deri në fund të këtij sezoni. Shifra marramendëse që të bindin Atletiko Madrid që të lejojë të largohet një futbollist që është kritikuar ashpërsisht te madrilenët në vitin e fundit.

Çelsi kërkon që të vendosë që tani një klauzolë blerje përfundimtare të lojtarit por Atletiko ka refuzuar, duke vendosur që të rinegociojë një shitje të mundshme në verë.