Tek Vllaznia konsiderohet nje nga blerjet me te rendesishme dhe per rrjedhoje pritet ndoshta edhe me teper prej tij per t’u shnderruar ne lider te saj. Amerikani Johnathan Hudson vjen ne Shkoder pas nje eksperience ne skuadra te ndryshme neper Europe dhe duket se eshte ambjentuar mjaft mire ketu.
Ne nje dalje publike per mediat sot ai eshte shprehur shume i kenaqur me ambjentin qe ka gjetur ketu duke thene: “Ndjehem mire ketu, njerezit jane te dashur dhe me respektojne. Per mua deri tani gjithçka shkon ashtu si duhet tek Vllaznia”.
Nderkohe Hudson ka folur edhe ne lidhje me nivelin e kampionatit shqiptar tashme qe i ka pare ne fushe kater prej kundershtareve te Vllaznise dhe eshte shprehur: “Po, eshte e vertete se kemi luajtur me kater prej ekipeve tona kundershtare dhe fakti qe javen e kaluar humbem me njerin prej tyre, do te thote se kemi ende per t’u permiresuar sepse nuk jemi aty ku duhet”.
Vllaznia do te luaje neser ne transferte ndaj Goga Basket sfiden e fundit te fazes se pare dhe padyshim qe eshte nje ndeshje e veshtire ndaj kampioneve ne fuqi te vendit. Megjithate Hudson beson tek fitorja e kesaj perballje dhe per kete shton: “E dime se eshte nje ndeshje e veshtire sepse Goga eshte nje nga ekipet me te mira, por ne duhet te luajme per ta fituar ate”.
www.shkodrasport.com