Pritej nje tjeter paraqitje ne fushen e lojes ne sfiden ndaj Terbunit, por ekipi i Basanias ka zhgenjyer teresisht duke mos treguar asgje nga vlerat e saj te verteta dhe ne fund te 90 minuteshit te luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes eshte fiksuar rezultati 3-0 ne favor te vendasve.
Trajneri Lika nuk eshte prononcuar pas ketij takimi, kuptohet i zhgenjyer nga loja dhe rezultati, por nderkohe nje gje te tille e ka bere sot vete klubi i Basanias qe permes nje reagimi ne faqen zyrtare u ka kerkuar ndjese tifozeve te tyre per ate paraqitje dhe ka siguruar se skuadra i ka te gjitha kapacitetet e duhura per te reaguar.
“Zhgënjyese e gjitha çka ndodhi dje ne ndeshjen e luajtur në Pukë me Tërbunin vendas. Dëshiroj t’i kërkoj ndjesë disa dhjetra tifozëve që kishin udhëtuar drejt Pukës për të na mbështetur. Po ashtu ndjesë ju kërkoj edhe mijëra ndjekësve që na ndjekin përmes rrjeteve sociale dhe gjatë transmetimit Live të ndeshjeve tona.
Basania që kemi parë dje dhe edhe në këtë fillim kampionati nuk është ajo Basania që kemi punuar e investuar prej muajsh e vitesh. I kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për të reaguar ndaj do të dijmë të reagojmë dhe reagimi do të jetë i fortë.
Kjo ndërprerje kampionati me një javë mbase vjen si ndihmë për ne për t’i shikuar/analizuar hollesisht problematikat dhe shpresoj të rishihemi me një tjetër tabllo”- shkruhet ne faqen e ketij klubi./www.shkodrasport.com/