Pogradeci u mposht në transfertën me Kastriotin me shifrat 0-2. “RTSH” raportoi se pas humbjes trajneri i liqenorëve, Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen.
Ndoshta rezultatet jo të pritura nga drejtuesit e klubit e kanë shtyrë teknikun për të marrë këtë vendim. Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8-të me 15 pikë teksa ka marrë 5 fitore dhe 7 humbje.
Gjithsesi ende nuk ka nje prononcim te Nikajt i cili duket se ka dashur te marre te gjithe pergjegjesine per mungesen e rezultateve te skuadres se Pogradecit dhe kjo mund te ndodhe ne ditet e ardhshme.
Trajneri shkodran e drejton prej tre sezonesh kete ekip dhe e njeh me mire se kushdo tjeter, megjithate ndoshta synimi i shpallur per te qene pretendent per ngjitjen ne Superiore qe ne kete sezon, ka patur ndikimin e vet tek skuadra e cila me shume mundesi nuk ishte ndertuar e tille.