Shqipëria i ka dhënë lamtumirën Euro 2024 sot, pasi është mundur edhe në ndeshjen e tretë në grup nga Spanjë. Një tjetër humbje minimale e kuqezinjve, me shifrat 1-0, por që dekreton largimin nga Gjermania me vendin e katërt në grup.

Ndeshja nisi me dominimin e Spanjës, që sulmoi në start dhe gjeti shpejt golin me Ferran Torres. Ndërsa kuqezinjtë ishin në pritje në pjesën e parë, duke tentuar vetëm të mos pësojnë, pa thumbuar thuajse asnjëherë portën e Raja përveç Asllanit në fundin e fraksionit të parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Shqipëria nisi të shihte më përpara, me aktivizimin e lojtarëve si Broja e Hoxha, që i dhanë impuls sulmit. Broja kishte dy mundësi të mira, ashtu si edhe Hoxha, por asnjëri nuk ia doli të kalonte portierin Raja.

Ndaj në fund, ndeshja u mbyll me suksesin 1-0 të Spanjës, që dekretoi edhe lamtumirën e kuqezinjve nga Euro 2024.