Përtej pretendimeve për arbitrimin dhe faktin që nuk u akordua 11- metërsh në pjesën e parë, në klubin e Kukësi humbja me Vllazninë ka sosur durimin e presidencës verilindore.
Burime pranë drejtuesve tregojnë për “Panorama Sport” se klubi ka menduar gjobat për paraqitjet e dobëta, pasi u bë java e tretë radhazi që Kukësi del pa pikë, duke qenë vetëm në vendin e parafundit pas 11 ndeshjesh kampionat.
Nuk përjashtohen në këtë moment edhe largimet nga skuadra për lojtarë të veçantë.
Pritet që në klub të bëjnë një mbledhje urgjente për të vënë pikat mbi “i”, sepse situata është bërë e papranueshme nga ana e presidencës, e cila nuk i toleron më këto rezultate.
Në Kukës besonin shumë te kthesa dhe nuk u morën masat ndaj Tiranës, me shpresën se do të reflektohej me Vllazninë në shtëpi, por as kjo nuk ndodhi.