Trajneri i Kosovës U21 ka marrë lajmin se nuk do të drejtojë më shpresat e Dardanëve.
Siç bëjnë me dije medeit kosovare, drejtuesit e Federatës së futbolli I kanë bërë me dije Rafet Prekazit se sfida ndaj Turqisë për kualifikeset e Europianit të martë do të jetë e fundit për të në drejtim të U21.
Prekazi pritet të largohet pas katër vitesh në drejtim të Dardanëve të vegjël, ndërsa FFK ende nuk e ka një emër për drejtuesin e ri.
Janë dy emrat që pritet të zëvendësojnë Prekazin. Shefki Kuqi ose Bekim Isufi pritet të marrin drejtimin e Kosovës U21. Kujtojmë se dje Kosova humbi në Prishtinë 0-1 nga Shqipëria U21./newsport/