Motra e Kristiano Ronaldos, Elma Aveiro, ka pohuar se ylli i futbollit shpërtheu në lot pasi humbi një penallti në Euro 2024 kundër Sllovenisë, sepse pa nënën e tyre në ekranin e madh të stadiumit, duke vuajtur nga gabimi i tij.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Realit e shpagoi veten duke shënuar në llotarinë e penalltive, por golashënuesi me përvojë humbi disa mundësi për skuadrën e Roberto Martinez.
Pati thirrje që ai të vendosej në stol përpara se Jan Oblak të bllokonte tentativën e tij prej 12 metrash në pjesën e parë të kohës shtesë.
Portieri i Portugalisë Diogo Kosta doli si hero, duke bllokuar të tri tentativat sllovene, por imazhet e Ronaldos në lot u bënë një nga momentet përcaktuese të mbrëmjes duke treguar edhe një anë njerëzore të futbollistit.