Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi kundër Monzës më 30 gusht dhe është rikthyer sërish në fushë pas më shumë se një muaji.
Ai u aktivizua në minutat e fundit në fitoren që Roma arriti përballë Leçes.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi shkruan:
“Është bukur të rikthehesh sërish në fushë. Forca Roma, përpara për ndeshjen tjetër”.
Dëmtimi që Kumbulla pësoi e mbajti atë jashtë edhe dy ndeshjeve që Kombëtarja zhvilloi në Ligën e Kombeve, e cila u duk që ndikoi jashtë mase shumë në rezultate.