Humbja me Partizanin me përmbysje, ka shërbyer për presidentin e Tiranës, si një alarm që duhet të bëjë ndryshime të domosdoshme në janar. Në një prononcim pas ndeshjes, Halili tha se është në pritje të merkatos së ardhshme, duhen afruar lojtarë të rinj.

Humbja-“Nuk më vjen mirë, por ky është futbolli. Shpresojmë që në janar të bëjmë një ndryshim që të bëjmë diçka më mirë”.

Ngërçi psikologjik te Tirana- “Është psikologjike. Menduam se do bënim më mirë, por nuk ndodhi,

Goli i Halilit-“ Më vjen mirë, cili do futbollist i ri që luan, është mirë të bëjë atë që i takon. Mbase i hapet rruga për të ardhmen dhe të aktivizojmë disa futbollistë të rinj, më shumë se ç’kemi bërë sot”.