Milani i Stefano Piolit, pësoi një disfatë të rëndë ditën e djeshme ndaj Atalantës, ku u mposht në shtëpi, me rezultatin 0-3 nga Atalanta e Gasperinit.

Edhe pse pritej shumë nga ai, Zllatan Ibrahimoviç nuk ia doli të fitonte duelin me mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, duke i humbur thuajse të gjitha betejat me shqiptarin.

Ndërkohë ditën e sotme bomberi suedez, i ka surprizuar të gjithë me postimin në “Instagram”, duke publikuar një foto i qethur tullac. “All in”, ishte mbishkrimi i Ibrës në postimin e tij.