Humbja e mbremshme ndaj Izrealit ka zhgenjyer shumekend ne Shqiperi. Kjo sepse ata prisnin me shume nga kombetarja, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu dhe per me teper kjo skuader nuk jep garanci as per te ardhmen.
Kuptohet qe me te zhgenjyerit kane qene ish- futbollistet kuqezi te cilet e shohin situaten ne anen e specialistit dhe dine te gjykojne se çfare eshte mire dhe çfare eshte keq. Njeri prej tyre i cili eshte shfaqur i merzitur me kete humbje, ka qene ish- sulmuesi i njohur Sokol Kushta. Ne nje postim ne rrjetet sociale ai shkruan:
“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në tv nga shumë specialistë dhe lojtarë të kombëtares që ndeshjen me Izraelin do ta fitonin, jo 1-0, 2-0 deri në 3-0 dhe pyesja veten po këta e dinë kush është Izraeli? Ate gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë, deri sa ra bilbili i fundit.
Kjo ishte një shuplakë për delirantet, tē paaftët dhe të gjithë ata që mendojnë që futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe. Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me fjalë.
Ndeshjet fitohen me djersë, pun, gjak. Edhe një gjë, kur futesh në fushë emrat bëhen të barabarte, pasi vetëm rezultati të bën të madh”./SHKODRA-SPORT.COM/