Kategoria Superiore zhvilloi në fundjavë aktin e 23, me Luftëtarin që pësoi katër gola në Shkodër. Vendasit “shkërmoqën” gjirokastritët, duke i prerë biletën për një kategori më poshtë, pasi shanset janë të pakta për mbijetesë, duke ditur se diferenca me zonën play-off është 18 pikë. Bluzinjtë renditen të parafundit me 13 pikë, 4 më shumë se Flamurtari i vendit të dhjetë.
Drejtuesit e Luftëtarit duket se do të marrin masat e duhura dhe me shumë mundësi pritet shkarkimi i trajnerit Nikolin Çoçlli.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por besohet se klima jo e mirë në ekip, mund të rikthejë në post vendimarrës zëvendësin Neritan Novi. Nëse kjo ndodh, Çoçlli do të ishte trajneri i katërt i larguar për këtë sezon.
Pas largimit të Klevis Dalipit disa orë para startit të sezoni, Klodian Duros dhe grekut Marantas, Luftëtari do të vendoste rekord këtë edicion sa i takon stolit./newsport/