Kategoria e Parë ka rinisur me fitore të thella të skuadrave pretendente, por edhe me largime trajnerësh. Në Grupin e Veriut, rivalët e Kastriotit kryesues, Egnatia dhe Besëlidhja, gabuan në ndeshjen e parë të 2018-ës.Lezhjanët humbën 1-0 në fushën e Burrelit dhe trajneri i tyre, Gledis Lani, tha se do të largohet nga drejtimi i Besëlidhjes, duke pare problemet e skuadrës.
Tashmë presidenti Gjokë Noka i duhet të gjejë një trajner të ri për skuadrën e tij, që është shumë larg pretendimeve këtë sezon. Besalidhja ka lënë shumë pikë dhe ka mbetur shumë prapa me pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Kastrioti. /Vipsport/