Vllaznia shkaktoi ndoshta surprizën më të madhe të javë së katërt në Superiore. Shkodranët pas fitoreve kundër Kukësit dhe Tiranës, u mposhtën nga Egnatia. Ku rrogozhinasit fituan me rezultatin e thellë 3-0. Një takim që la një shije shumë të hidhur, ku edhe kritikat ndaj kuqebluve kanë qenë shumë të mëdha.

Por si në çdo të keqe ka edhe diçka të mirë. Në ndeshjen kundër rrogozhinasve ishte aktivizimi i disa të rinjve që mund të jenë një element u vlefshëm në të ardhmen. Kështu Geralb Smalji luan për të dytën herë rradhazi si titullar, kjo ndoshta duke përfituar edhe nga dëmtimi i Hakajt.

Por duket se stafi ka besim tek aftësitë e 20-vjeçarit dhe pavarësisht se nuk ka eksperiencën e duhur, mbrojtësi i ka përballuar si duhet ndeshjet ku është aktivizuar.

Po ashtu në minutën e 39-të të ndeshjes në fushë i hodh edhe Rejan Alivoda. I cili zëvendësoi Boshnjakun që shfaqi një problem fizik. Edhe 19-vjeçari tregoi personalitet në një takim ku Vllaznia asnjëherë nuk arriti të dilte në lojën e saj. Po ashtu debutimi absolut me fanellën kuqeblu iu dhurua edhe Antonio Delajt.

Sulmuesi shtatshkurtër zëvendësoi Malen në minutën e 80-të. Nuk është se kishte shumë minuta për të shfaqur potencialin e tij në një ndeshje që ishte përcaktuar tashmë. Por 20-vjeçari tregoi në disa prekje topi që ka “brumë”. Pra edhe në një ndeshje negative si kjo kundër Egnatias mund të nxjerrësh diçka pozitive, që në fund ishin të rinjtë e aktivizuar që patjetër kanë akoma vend për përmirësime në të ardhmen.
Endri ÇINARI