Reali i Madridit e ka nisur me humbje turneun në SHBA, teksa është mundur në takimin e parë nga Milani 0-1. Në fushë ka qenë një Real me shumë të rinj, që i kanë bërë përshtypje pozitive, mes të cilëve dhe Endrik.

Sa për humbjen, ajo është gjëja që më pak e shqetëson italianin, teksa duke komentuar për afrimet e Endrik dhe Mbape, ai ka kërkuar durim, pasi gjërat kërkojë kohën e vet.

“Kundër Milanit kemi luftuar, kemi bërë gjëra të mira. Ishte ndeshja jonë e parë, me shumë të rinj, e rëndësishme ishte të bënim një paraqitje të mirë, të luftonin dhe besoj se ia kemi dalë. Sa për të rinjtë, Endrik dhe Mbape do të bëjmë gjithçka që ata të përshtaten sa më shpejt, por nuk mund të mendojmë se kjo do të ndodhë brenda 5 ditëve”, theksoi italiani.

PARAQITJA – “Si ndeshja e parë kemi treguar momente të mira, por dhe të tjera që duhen përmirësuar. Është krejt normale. Vlerësimi në tërësi është pozitiv. Ky është momenti i të rinjve. Me veteranët ia kemi dalë më mirë, por tani ata nuk duhet të luajnë më shumë se 45 minuta. Brazilianët janë kthyer, le të shohim nëse mund të luajnë disa minuta në klasiken kundër Barçës. Këto ndeshje i shërbejnë këtij qëllimi”.

ENDRIK – “Është e vështirë të nxirret një përfundim. Ajo që shoh është se ai ka diçka të veçantë, mund të arrijë shpejtësinë maksimale në shumë pak hapësirë, është një lojtar shpërthyes. Në këtë kuptim, është një talent. Është e rrallë të shohësh një lojtar me këto karakteristika.

GYLER – “Ai ka ardhur shumë mirë nga pushimet, ka punuar shumë. Ka ardhur më i fuqishëm, më rezistent dhe me të njëjtën cilësi. Ky sezon për të do të jetë i rëndësishëm. Pozicioni më i mirë i Argda Gyler është ndërmjet linjave, mund të jetë një numër 10, mund të luaj djathtas duke depërtuar nga brenda…

PRESINGU – “Nëse je gjithnjë kohën duke bërë presing, veçanërisht presingu lart, kjo mund të sjellë rreziqe. Ne duhet të zgjedhim kohën kur të bëjmë presing. Kundër Milanit kemi luajtur me skemën 4-4- 2. Por jam i bindur se fare mirë mund të luajmë dhe në rreshtimin 4-3-3. Unë mendoj se me këtë sistem jemi më solidë. MILANI – “Është një skuadër që përpiqet ta ndërtojë lojën nga prapa. Janë një skuadër që luajnë mirë me topin. Kanë shumë të rinj të vlefshëm”.