Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli për MCN TV, pas humbjes me Erzenin.

Di Biagio deklaroi se skuadra e tij dominoi pjesën e dytë dhe duhen marrë vetëm gjërat pozitive nga kjo përballje.

Erzeni ishte më agresive në minutat e para, në fundin e pjesës së parë u shfaqëm dhe morëm kontrollin e lojës në pjesën e dytë.

Bëmë një ndeshje të shkëlqyer në pjesën e dytë dhe kundërshtari nuk mbërriti fare te fusha jonë. Ata thjeshtë po mbroheshin dhe ne goditëm tranverësn.

Nga kjo ndeshje, mund të marrim vetëm anët pozitive. Pikët janë të rëndësishme, por mënyra e lojës është më e rëndësishme. Nëse nuk luan mirë, është e vështirë për të marrë fitoren.

Erzeni në pjesën e dytë, vetëm largonte topin. Ishte një aksident ajo penallti e portierit, Rexhepi është një portier i madh sepse na shpëtoi në ndeshjen e parë.

Në pjesën e parë ishim një skuadër më e gjatë dhe ndryshova skemën. Duhet të nisemi nga këto gjëra pozitive që kishim në pjesën e dytë.