Opinion nga Uesli Hili
Humbja në shtepi ndaj Teutës duket të ketë rikthyer me këmbë në tokë Vllazninë që duhet të shikojë përpara në një kampionat tejet të rivalizuar.
Pas suksesit në javen e parë të kampionatit, atë ndaj Lushnjës me rezultatin 2 me 0, në Shkodër u krijua një ide sikur tashmë ekipi është I një niveli tjetër krahasuar me sezonet e mëparshme, por kjo ide u bë pluhur e hi në ndeshjen e dytë, pasi ekipi I Armando Cungut u munden në “Loro Boriçi” nga durrsaket, por përtej rezultatit zhgenjyese ishte loja përgjatë 90 minutave.
Në prag të sezonit futbollistik, në metropolin veriorë të gjithë ishin entuziast që ekipi kuqeblu do të ishtë një nder ekipet qe do ti jepte tonin kampionatit të 79 kombëtar, kjo dhe nga emrat përbëres se ekipit si Erjon Vucajn, Edon Hasanin, Nuredin Orelesi, Gilman Likën, Pjeshka, Gocaj, Krymi, Bardulla, Cinari apo dhe të tjerë. Në ndeshjen ndaj Bregdetarve u vu re dhe një dukuri e veçantë për një ekip futbolli, ku për 90 minuta sulmi nuk cënoi në asnjë moment porten mike. Si Atsina po ashtu dhe në ato minuta që u aktivizua Ribaj, nuk e bënë detyren që u takon që ta terhiqnin ekipin në drejtim të portës Durrsake.
Kjo është një tregues i qartë se ekipi shkoran nuk i ka punët aspak mirë me sulmin pasi në dy ndeshjet e para kryesulmuesi sulmuesi Atsina, ka zhvilluar lojra mjaft të dobeta, ndërsa sa I përket sulmuesit tjetër Ribaj, ai ende nuk ështe aktivizuar si titullar por në minutat e aktivizuara lë shumë për të deshiruar.
Në fund të ndeshjens ndaj Teutës, Cungu la për të kuptuar se dhe në këtë sezon do shohim shumë pak gola nga sulmi shkodran pasi lojtaret e Vllaznisë që përbejnë këtë repart, u afruan si prurje emergjente pasi nuk po afrohej një sulmues tipik pranë kuqebluve.