Pavaresisht deshires, impenjimit dhe sakrifices se bere pergjate 90 minutave te ndeshjes, futbollistet e KF Shiroka nuk ia kane dale te marrin rezultatin qe deshiron ne perballjen shume te rendesishme ndaj Partizanit B, ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Perballe nje kundershtari i cili çuditerisht me rregulloret jo shume te qarta te FSHF, kishte ne loje edhe lojtaret e ekipit te pare si Taipi e Janjeva qe jane te pezulluar nga Disiplina, djemte e drejtuar nga trajneri Matias Tatangelo jane mundur te bejne me te miren e tyre. Kane patur edhe jo pak raste shenimi, por te pakonkretizuara.
Nga ana tjeter, te kuqte kane shfrytezuar nje aftesi te Gjelbrim Taipit ne ekzekutimin e nje goditje standarte dhe kane shenuar golin e vetem te ndeshjes duke fituar ne kete menyre me rezultatin e ngushte 1-0. Me kete fitore, Partizani B ngjitet ne kuoten e 17 pikeve dhe kryeson i vetem renditjen.
Pas tij eshte Eagle Football me nje pike me pak, ndersa ne vend te trete eshte Bulqiza me 14 pike, ndersa KF Shiroka ka zbritur ne vendin e katert me 13 pike. Megjithate futbollistet dhe drejtuesit e kesaj skuadre jane te vendosur per ta provuar deri ne fund arritjen e objektivit te tyre, ngjitjen nje kategori me lart.
Ajo qe duhet permendur tek ndeshja e fundit ndaj Partizani B eshte edhe atmosfera shume e bukur e krijuar nga tifozeria e kesaj skuadre dhe jo me kot klubi i ka falenderuar ata permes nje postimi ku shkruhet: “Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e pafund! Edhe pse rezultati nuk ishte ashtu siç dëshironim, do të vazhdojmë të punojmë fort për të arritur objektivat tona. Bashkë do të arrijmë më shumë!”