Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, shkodrani u shpreh:
“Bëmë një superndeshje në pjesën e parë, kishim rastet tonë. E pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë sepse lamë hapësira mbrapa. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje.
Ne nuk kemi pritur asnjë kundërshtar në asnjë moment, djemtë dhanë maksimumin, por kjo është loja. Nuk mendonim se do ta humbim ndeshjen, me gjithë respektin për Partizanit, por kjo është loja.
Kjo humbje e kompromenton garën për titull. Normalisht që shanset ishin në dorën tonë, tani janë në dorën e skuadrave të tjera. Nuk ka ndeshje të lehta, çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe e fortë, mendoj që Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta, janë të 2 ndeshje të forta.
Ne në pushimin e ndeshjes biseduam me çunat dhe i thamë që një gol na mjafton për të arritur objektivin. Këto janë ndeshje që është e vështirë t’i mbash nervat.
Bregu bën diferencën, por edhe Vila i vogël. Kemi pasur probleme me golat edhe më përpara, nuk është hera e parë sot. Duhet të jemi të përqëndruar te 2 ndeshjet e mbetura, të bëjmë maksimumin tonë”, u shpreh Martini.