Duhej një fitore ndaj Hungarisë për të mbajtur gjallë ëndrrën Katar 2022 dhe e bëmë sërish falë Armando Brojës, që ashtu si në “Elbasan Arena”, edhe në Budapest na dhuroi një tjetër perlë.

Një disfatë e tillë ka sjellë një dëshpërim të jashtëzakonshëm jo vetëm në kampin hungarez por edhe në shtypin e përditshëm.

Gazeta më e madhe në Hungari sic është Nemzeti Sport, bën me faj në një farë mënyre trajnerin Marco Rossi ku si titull kryesor ka vendosur: Broja shënon përsëri, shqiptarët mposhtën ekipin e Rossit edhe në Budapest.

Ndërkohë M4 Sport e dramatizon gjendjen e Hungarisë: Shqipëria na mund sërish, ëndrrat e Kupës së Botës praktikisht janë zhdukur.

Ndërkohë një tjetër portal i rëndësishëm si Index shkruan: Ndeshja finale i takon përsëri shqiptarëve, ne mund të heqim dorë nga Kupa e Botës.

Gazeta Blikk duket se i jep fund shpresave të Hungarisë për të arritur vendin e dytë: Ky është fundi i ëndrrave të Kupës së Botës, Shqipëria mund Hungarinë edhe në Budapest, shkruhej në artikullin e gazetës.