Nuk ka pushim për Vllazninë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Mirsad Jonuz ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore edhe pse ekipi luajti pasditen e së premtes ndeshjen e javës së 21 kundër Tiranës.

Trajneri Mirsad Jonuz nuk ka dashur të humbasë kohë, duke nxjerrë në fushë ekipin. Humbja në fundin e takimit me një gol të Cobinah, nuk është pritur mirë nga kuqeblutë, kjo edhe për faktin se portieri Sherri kishte mundësi ta ndalte topin.

Mesjava i sheh shkodranët në transfertë për Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, me ndeshjen e parë që ka përfunduar 2-2 në “Loro Boriçi”.

Për kampionat, në fundjavën e ardhshme ekipi i Jonuz do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Dy transferta dhe performaca makismale në to, ka bërë që stafi teknik i Vllaznisë të “shtrydhë” skuadrën./newsport/