Humbja javen e kaluar ndaj Tiranes ka lene pasoja te medha te Vllaznia. Dhe jo vetem sa i takon mungeses se pikeve dhe thellimit te krizes, por edhe ne nje aspekt tjeter.
Gjate 90 minutave te kesaj perballje, dy futbolliste te skuadres shkodrane jane ndeshkuar me kartona dhe si rrjedhoje do te mungojne ne sfiden e rradhes, ate qe do te luhet fundjaven tjeter ne Korçe ndaj Skenderbeut.
Keshtu, mesfushori Ardit Krymi u ndeshkua me karton te verdhe nga arbitri Jorgji dhe si rrjedhoje me te, numri 6 i kuqebluve ka plotesuar numrin 4 te tyre dhe per kete arsye nuk do te luaje ne ndeshjen e ardhshme.
Nga ana tjeter, por ndaj bardhebluve, u ndeshkua me karton te kuq mbrojtesi Geralb Smajli- me i miri i Vllaznise ne ate ndeshje dhe prandaj ne Korçe do te mungoje edhe ai, duke ia shtuar edhe me shume “dhimbjet e kokes” trajnerit Memelli.
Pa keto dy pika te forta, por edhe me lojtare te tjere jo ne gjendjen e tyre me te mire fizike ngaqe vijne pas demtimeve, sigurisht qe stafi teknik nuk do ta kete te lehte ndertimin e formacionit./SHKODRA-SPORT.COM/