Giovanni Colella nuk është prononcuar për Oversport pas përfundimit të sfidës ndaj Vllaznisë, që u humb me rezultatin 3-1. Rezultatet e dobëta të javëve të fundit, por edhe loja jo e mirë e skuadrës ka bërë teknikun që të meditojë largimin.
Sipas drejtorit të Oversport, Alban Xhihani ka patur një takim në ambientet e stadiumit mes teknikut italian dhe drejtuesve të Partizanit, Olsi Rama dhe Elton Marini.
Vihet në pikëpyetje ecuria e mëtejshme e Colellas në krye të pankinës së Partizanit.Tekniku italian po mediton dorëheqjen dhe mund të mungojë në derbin e së hënës ndaj Tiranës.
Colella po mendon seriozisht largimin nga pankina e të kuqve, në orët e ardhshme mund të vijë edhe zyrtarizimi. Drejtuesit jane shume te pakenaqur me te dhe tashme mbetet per t’u pare nese do jete doreheqje apo shkarkim.