Dje u luajtën tri ndeshje të vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Bylisi dhe Skënderbeu korrën fitore respektivisht ndaj Vllaznisë dhe Laçit, duke dalë nga zona e ftohtë. Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës u mbyll me barazim.

Renditja provizore e Superiores, u jep frymëmarrje Bylisit dhe Skënderbeut. Dinamo tashmë është 3 pikë para Vllaznisë, ndërsa vazhdon dhe luftohet për një nga dy vendet e para.

Me piken e marre mbreme ndaj durrsakeve, dinamovitet jane zyrtarisht ne “Final 4” duke u bere ne kete menyre skuadra e dyte pas Egnatias qe e siguron nje gje te tille tre jave para fundit te kampionatit.

Nderkohe Vllaznia me humbjen ne Ballsh shperdoroi nje mundesi te mire per ta siguruar edhe ajo kete gje dhe per me teper, per t’iu afruar edhe me shume vendit te dyte ne renditje, qe eshte edhe objektivi i saj.