Stavri Nica është një emër tepër i shquar në trajningun shqiptar. 65-vjeçari i cili mori drejtimin e Erzenit në datën 25 dhjetor të vitit 2019, ka dhënë dorëheqjen nga skuadra shijakase pas 4 ndeshjesh në drejtimin e kësaj skuadre.

Humbja në shtëpi ndaj Egnatias, nuk është pritur mirë nga tekniku Nica, i cili iu ka paraqitur menjëherë dorëheqjen drejtuesve.

Në 15 ndeshje të luajtura, Erzeni ka arritur të sigurojë vetëm 18 pikë, duke hyrë në vallen e skuadrave që rrezikojnë të dalin nga kategoria.

Kujtojmë që kjo ishte skuadra e dytë që Nica drejtoi në Kategorinë e Parë, në këtë sezon, pasi më herët ishte pjesë e Devollit.