Real Madrid mori një humbje të papritur në transfertë përballë Espanyol. Madrilenët u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, duke pësuar një disfatë që ka lënë një shije tepër të hidhur.

Pas kësaj sfide është trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti që ka folur ashpër kundër arbitrit kryesor të ndeshjes. Tekniku italian u shpreh se ndërhyrja që iu bë Mbappes në minutën e 61’ ishte karton i kuq.

“Ishte që faull që e pa gjithë bota. Duhet mbrojtur lojtari. Një faull i pastër. Një ndërhyrje e shumë e shëmtuar që rrezikonte dëmtimin. Fatmirësisht nuk ndodhi gjë, por rrezikonte dëmtimin. VAR-i gjithashtu është edhe për këtë punë. Ne na duket e pashpjegueshme që nuk kanë dhënë karton të kuq”, është shprehur Carlo Ancelotti.