Partizani ka humbur me rezultatin 0-1 ndaj Mariborit në turin e parë eliminator për “Europa League”, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

Në një takim ku ekipi i Skënder Gegës ka luajtur si i barabartë me kundërshtarin, nuk ka arritur t’ia dalë ndaj Mariborit, që ishte favoriti i këtij takimi, duke parë eksperiencën e madhe që ka në arenën europiane.

Të kuqtë kanë paguar gabimin e mbrojtjes, teksa pas pasigurisë së Kalarit dhe Belicës, kundërshtarët nuk e kishin të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.

Partizani ka pasur edhe një rast ku ka kërkuar penallti nga gjyqtari, që nuk e ka akorduar diçka të tillë edhe pas ndërhyrjes që iu bë Asanit në brendësi të zonës.

Në fund ka vend edhe për një drithërimë nga distanca falë gjuajtjes së Abdurahimit, por pa e ndryshuar rezultatin. /vipsport/