Opinion nga Aleksander KAÇI
Të merkurën skuadra shkodrane pësoi humbjen e tretë rradhazi. Tri humbje krejt të pajustifikuara sidomos kur mendon se ndodhën me Laçin në fushë asnjanëse dhe dy të tjerat në stadiumin e Shkodrës. Humbja e parë iu faturua arbitrimit. Dhe në fakt duhet thënë se arbitri atë ndeshje ishte identifikim i disa arbitrimeve që bëhen në kurriz të Vllaznisë. Por për mendimin tim, pavarësisht arbitrimit skuadra shkodrane ishte ku e ku më lart se skuadra laçiane dhe mund të fitonte ndeshjen edhe sikur arbitri të jepte edhe ndonjë penallti tjetër për Laçin. Pastaj humbja me Kastriotin në “Loro Boriçi”. Për të mbuluar problemin kryesor, u vlerësua loja e Kastriotit!!?? Aspak nuk ishte e vërtetë se skuadra krutjane ishte ma mirë se shkodranët! Vllaznia, me lehtësi e fitonte ateë ndeshje! Dhe dje humbja me Flamurtarin!!?? Përsëri duhet thënë se lojtarët e Vllaznisë ishin të lodhur e hija e vetvetes!!! Po a është e vërtetë kjo? E për të dhënë një opinion timin, pa pretenduar se mund të bëj një analizë, si shkalla ma e lartë e gazetarisë, une mendoj se kjo nuk është e vërtetë! Jam i bindur, nisur nga forma e lojtarëve tanë, cilësia e tyre, stërvitja e kushtet e krijuara nga klubi e stafi drejtues, se këto tri humbje lojtarët shkodranë ja dhuruan Shkodrës në mënyrën më të pajustifikushme! Vërtetë janë kaq poshtë këta lojtarë që zhvilluan ndeshjet e Vlorës në Vlorë, ndeshjen e Krujës, me Korçën e fitoren me Teutën në Durrës? Syri i specialistëve natyrisht se e sheh qartë të vërtetën! Vlerësimi i stafit që i ka përditë nën vezhgim, për lojën e kontributin e secilit lojtar në këto ndeshje, duhet të flasë të vërtetën! Po mbi të gjitha duhet një reagim publik mbi atë që lojtarët e Vllaznisë na dhuruan si një shije mjaft të keqe, pikërisht në ditët e shpresës. Dhe reagimi duhet të jetë profesional e administrativ. Nuk i duhen askujt lojtarë te nje niveli nenmesatar siç jane lojtaret Shqiptar ne pergjithsi, qe aq ma shume tallen me profesionin e tyre. Tallen me ndenjat e tifozëve, tallen me te ardhurat që marrin ne menyre te padrejte nga shoqeria, tallen me punen e mundin e stafit qe i stervit, e stafit mjeksor qe kujdeset per to. Po pse i akuzoj une keta lojtarë? I akuzoj se i kanë te gjitha mundesitë te shprehin objeksionet e tyre per çfaredo mangesie, padrejtesie e mungese perkujdesje! Dhe Une i pari do t’i mirekuptoja. I akuzoj se loja e tyre ne tri ndeshjet e fundit ishte nje zbavitje tallese, ne vend te lojes me sakrifice e deshire per rezultat! I akuzoj se nese nuk jane te afte, duhet te na e thone hapur se kaq vlejme! Por ajo qe personalisht mendoj dhe ne vetevetje jam i bindur per kete, eshte se lojtaret e Vllaznise qellimisht kane luajtur dobet!!! Mos eshte nje diçka e përgatitur ne kete situate transformimesh te klubit e aksioneve? Mos ndoshta ne Shkoder nuk duhet punuar ne menyre profesionale e te ndershme siç po punon stafi drejtus e teknik i Vllaznisë? Mos valle nuk duhet nje trajnier si Rudi Vata? Kam degjuar disa pseudo- specialistë që ju duhen humbjet e Vllaznise e sulmet Vates. Po si mund te sulmohet nje figure e tille? Në të gjitha drejtimet një “VIP” i futbollit! Vetëm ato që e bëjnë një gjë të tillë e dinë përse-në. Po edhe ne të tjerët e marrim me mend. Nuk duhet shumë për t’i kuptuar, aq ma shumë që janë mentalitete të vjetra në kohë të reja! Dhe kjo ju dha një mundësi e frymëzim të mjaftueshëm lojtarëve të Vllaznisë. Ma mirë me frymen e status- kuosë se me ndryshimin për stërvitje profesionale e lojë të ndershme. Ndaj këta lojtarë për mua kane gabuar rëndë. Kanë gabuar në mënyrë të pafalshme. Ndaj duhen larguar të padisiplinuarit, duhen larguar ata që nuk kanë dëshirë të punojnë e stërviten, duhen larguar ata që ka kaq vite që kanë treguar se nuk mund të shkojnë më lart se niveli i dobët i lojtarit. Këtë do mbështesja une më shumë dëshirë. Këto drejtues do mbështesja unë pa asnje rezervë. Këtë trajner do mbështesja unë për një lojë më cilësore. Mund të kishim një Vllazni që do vazhdonim ta duanim e ta ndjeknim. E keqja duhet identifikuar që të shërohet mendoj unë.