Drejtuesit e klubit i kishin vene kusht reagimin e skuadres ne dy ndeshjet e rradhes, ato ndaj Vllaznise dhe Egnatias, por Tirana i ka humbur te dyja ato dhe si rrjedhoje tashme e sheh veten ne zonen e rrezikuar. Ne kete zone me se shumti eshte edhe trajneri Blendi Shkembi.

Ai i ka humbur te dyja sfidat me Thomas Brdariç dhe Edlir Tetoven dhe eshte para nje presioni te madh. Te Tirana situata nuk është qetë. Jo vetëm për dënimin e Disiplinës, mungesën e fushës, por tani është edhe çështja e trajnerit. Prej dy ndeshjesh, skuadra shpërfytyrohet dhe në 12 javë ekipi ka marrë 11 pikë, duke qenë në fund të tabelës.

Shkurt, bardheblutë dhe Shkëmbi janë në orët e fundit të “dashurisë”. Ekipi ka humbur edhe barazimet dhe me shumë mundësi sot, mund të ketë një takim mes Shkëmbit dhe drejtuesve të skuadrës për të ardhmen e palëve.

Gjasat, që korçari të mbajë ekipin edhe në javët e tjera janë shumë të ulëta. Në fakt, edhe Shkëmbi e shprehu dje se edhe ai duhet të reflektojë për të ardhmen, ashtu si skuadra. Presidenti Refik Halili, mësohet se po reflekton për të ardhmen e skuadrës dhe trajnerit. Gjithsesi, e hëna do të jetë dita vendimtare.