Duke qene i frymezuar per ate qe arriti t’i imponoje Kuvendit te Shqiperise, te nderhyje ne ndryshimin e Kushtetutes ne prag te zgjedhjeve te 2021, flitet se se shpejti nepermes Kuvendit apo Qeverise ,do te vere dore edhe ne rregulloret e FSHF, per organizimin e kampionateve kombetare.
Keto ndryshime priten te behen konkrete jo se perseri Vllaznia po vihet perballe mbijeteses ne Superiore ku te dielen do te ndeshet me Beslidhjen e Lezhes per play-out por se edhe siç shihet kjo mund t’i ndodhte edhe Partizanit. Jo per hater te vellait te tij Olsit, por per hater te zv.kryeministrit Braçe qe eshte gati mbas ketyre ndryshimeve ne rregullore, te lere karriken e qeveritarit (jo karriken e Kuvendit).
Kete inisiative te Kryeministrit Rama e perforcon deklarata e tij ne Kuvend kur tha se socialistet nuk jane komunista, por antifashista e antikomunista, ndersa ato qe jane jashte me Saliun i turren se kuqes si demi.
Pra meqe FSHF vazhdon te drejtohet nga nje i djathte i kohes Berisha, qe edhe ai ka sulmuar te kuqen (Partizanin ), duhet patjeter te shkoje pas stilit antifashist e antikomunist te Qeverise Rama.
Pasi ai si Kryeminister si vone eshte menduar per nje inisitive te tille, kjo ngaqe edhe Tepelena e antikomunistit Gramoz Ruçi, edhe Librazhdi i antikomunistit Balla, ka plot te tjere qe e kerkojne kete permbysje te Superiores per te afruar jo futbollin, por skuadrat e kuqe.
Por do te ishte inkurajuese kjo nderhyrje e Rames ne Regulloren e FSHF, (me e lehte nderhyrja ne Kushtetute) sikur ai deri te shtunden te anulloje play-out e Veriut dhe te shpalle Superioren me 20 skuadra, se keshtu edhe Kryebashkiaku i Lezhes do te perfaqesoje nje qind per qind Beselidhjen si te kuqe ne Superiore.
Une e nisa si humor por mos beni çudi se kete nderhyrje ne rregulloren e FSHF ai e ben pasi Nderkombetaret nuk kane tager te nderhyjne, kur nuk u eci edhe me Kushtetuten.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE