FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin...
Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin trajner të Vllaznisë
Në Shkodër çfarë nuk dëgjon. Ka mjaftuar lajmi që ka qarkulluar shpejt për shkarkimin e Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë dhe në skenë kanë dalë shumë emra për pasuesin e tij. Starova, kroati, Edi Martini, por gjëja më e bukur që është dëgjuar, ka qenë ndërhyrja e Ilir Metës tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër për të emëruar Hysen Zmijanin në postin e trajnerit të Vllaznisë. Zmijani dihet që është pjesë e LSI dhe kjo lidhje, ka çuar në një supozim të tillë. Nuk mund të themi nëse është e vërtetë apo jo por për momentin, kjo mund të konsiderohet pjesë e humorit shkodran. Me siguri që në vazhdim do dëgjojmë edhe për ndërhyrje të kryeparlamentares Topalli për të emëruar ndonjë njeriun e vet në këtë post apo pse jo edhe të kryeministrit Berisha. Futbolli në Shkodër është shumë i ndjeshëm dhe për rrjedhojë çfarë nuk dëgjon kur flitet për të.