Deshira e tij ishte e madhe per te qene neser ne fushe dhe per ta ndihmuar Vllaznine, por nuk ia ka dale dot. Braziliani Hygor Guimaraes Goncalves ka qene i pranishem sot ne seancen stervitore te ekipit shkodran por nuk i eshte bashkuar grupit duke zhvilluar stervitje individuale.

Ajo qe ka rene ne sy ka qene prania bashke me te edhe e te birit. Ne moshe te vogel por ai dukej qarte se e kishte pasion futbollin pasi mbante te veshur fanellen e Ronaldos me numrin 7 tek Juventus.

Mesfushori brazilian ka shprehur keqardhjen per mungesen ne takimin e tij, por njekohesisht edhe te mungeses se golit qe padyshim do t’ia dedikonte te birit.

Eshte fakti se te tre golat e meparshem qe ai ka shenuar me Vllaznine, pikerisht ndaj Laçit, Skenderbeut dhe Kukesit, ai ia dedikuar te birit qe ndodhej ne Brazil.

Por nderkohe qe tashme bashkeshortja dhe i biri ndodhen ne Shkoder prej pak ditesh, Hygor per çudi eshte demtuar dhe nuk eshte ne gjendje te luaje, ne menyre qe golin e rradhes t’ia dedikoje tashme djalit ne shkallet e stadiumit. Ai e ndjek kudo dhe duket se te dy jane shume te lidhur me njeri- tjetrin.

Me siguri qe kjo do ta motivoje edhe me shume brazilianin qe kur te rikuperohet, te tentoje te shenoje gola te tjere ne menyre qe te gezoje jo vetem Vllaznine, por veçanerisht te birin.
www.shkodrasport.com