U rikthye te luaje per Vllaznine pas dy javesh pauze per shkak te demtimit dhe skuadra shkodrane menjehere ka marre pamje tjeter. Me Hygor Guimaraes Goncalves ne formacion, kuqeblute duken krejt tjeter.
Mesfushori me tipare sulmuese e ka shfaqur kete gje eshte pasditen e sotme ndaj Tiranes, ku ndonese jo ne kontigjentin e duhur fizik per shkak te demtimit qe ende nuk i ka kaluar plotesisht, ai tregoi vlera.
Ne nje moment madje, ne minuten e 20-te ishte shume prane kalimit ne avavantazh te ekipit te Vllaznise. Ai mori nje top nga Emerson, veproi bukur ne zone, shmangu nje kundershtar, e çoi topin tek kemba e majte dhe gjuajtja e tij u ndal ne traverse. Mekat!
Edhe me pas, ndonese ndoshta me sforco, ai beri mire dhe jo me kot, ne momentin e largimit nga fusha, ka marre duatrokitjet e atyre pak tifozeve qe ishin ne “Selman Stermasi” dhe jo vetem te Vllaznise, por edhe te Tiranes.
Megjithate, pas kesaj ndeshje Hygor do te largohet drejt Brazilit. Ai ka marre leje ne klub sepse ka probleme te renda shendetesore me nenne e tij dhe duhet t’i gjendet prane. Me shpresen per t’u kthyer shpejt, por ne fakt askush nuk e di se kur.
Stafi shpreson se gjithçka me shendetin e nenes se tij te marre rrugen e duhur brenda pak ditesh dhe braziliani te kthehet sa me shpejt ne Shkoder, per te qene pse jo i gatshem qe ne ndeshjen e rradhes ndaj Teutes.
Nderkohe ka edhe frike se ai nuk do te kthehet me dhe kjo padyshim qe shqeteson shkodranet. Tifozet i ka bere per vete dhe prandaj shumica e tyre edhe sot pas ndeshjes me Tiranen, nese do te kishin mundesi, do t’i kishin kerkuar: “Hygor, te lutem kthehu!”.
wwww.shkodrasport.com