Barcelona kundër Atletico Madridit padyshim është një nga ndeshjet me rivalitet shumë të madh në Spanjë.
Ish-lojtari i madrilenëve, Felipe Luis, kujton duelet që ka patur me Lionel Messin.
“Gjithmonë e kam goditur për ta ndalur Messin. Ai asnjëherë nuk më ka fyer. E admiroj shumë për mënyrën sesi luan. Nuk i kam kërkuar kurrë fanellën, pasi në fushë hyja për ta mposhtur dhe jo për të thënë se luajta me të.
“Të gjithë e dinë se çfarë mendoj për të. E vetmja gjë që mund të themi është që ta shijojmë të gjithë teksa luan.
Nuk e di se sa vite apo dekada do të kalojnë deri sa të lindë sërish. Ai duhet të fitojë gjithmonë Topin e Artë”, – thotë ai./telesport/