Gigi Buffon ka zbuluar se ai e pranoi ftesën e Italisë pasi ka besim se do të jetë i vlefshëm për ekipin.

Italia do të ndeshet me Argjentinën në Mançester ditën e premte, më pas ndaj Anglisë në Wembley të martën në miqësoret ku do të debutojë trajneri i përkohshëm Gigi Di Biagio.

A është e vërtetë që Gigi mund të qëndrojë deri në Euro 2020?

“Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar situatën dhe e dinë rolin që kam luajtur,” shprehet ai në konferencën për shtyp.

“Jam mikpritës, pozitiv dhe mendoj se kam qenë shumë altruist në karrierën time, duke vendosur të mirën e ekipit përpara vetes sime.

“Në momentin që u bë e qartë se unë do të isha i vlefshëm për ekipin…erdha me entuziazëm të madh.

“Mund të jem 40 vjeç, por jam portieri i parë i Juventus.

“Nuk e di nëse ndeshja e fundit e karrierës sime do të jetë me Italinë apo me Juventus.

Por e di që do të jetë një moment i qetë. Hyra në futboll me Vespa dhe do të largohem me një limuzinë.”

Shoku i ekipit Higuain pritet të jetë titullar ndaj Italisë të premten por trajneri i Argjentinës Sampaoli thotë se Dybala mund të mungojë në Kupën e Botës.

“Jam shumë i lumtur që ai ka thënë ashtu pasi kjo do ta motivojë Paulon të punojë më shumë. Nuk ka motivim më të madh për një lojtar të kalibrit të tij.

“Kur vjen puna për Higuain, duhet të luajmë si skuadër për ta limituar sa më shumë.”/telesport/