Napoli doli fitimtar nga ndeshja e parë në “Olimpico” të Romës, teksa mundi me përmbysje Lacion, me shifrat 1-2. Të parët që kaluan në avantazh, ishin vendasit, me një gol fantastik, nga ana e Çiro Imobiles.

Por, reagimi i Napolit, erdhi që në pjesën e parë, ku barazoi Milik, dhe kështu në dhomat e zhveshjeve skuadrat shkuan në baraspeshë.

Në të dytën, mjaftoi një perlë e Lorenco Insinjes, e cila edhe pse u shoqërua me zgjatjen e Strakoshës, përfundoi në rrjetë, me portierin shqiptar që nuk kishte çfarë të bënte.

Kështu, është Napoli i Hysajt që merr 3 pikët e para në Seria A, në një ndeshje të vështirë si kjo ndaj Lacios, dhe hedh menjëherë kandidaturën, për të ndjekur Juventusin.

Lacio-Napoli 1-2

GOL: Imobile 25′ / Milik 45+3′, Insinje 59′