Mbrojtësi I Shqipërisë Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli. Lojtari ka marrë kritika së fundmi, pasi ai e ka të vështirë që të ndihmojë ekipin në aksionet sulmuese. Në Itali mediet shkruajnë se shkodrani do të largohet në janar, pasi trajneri Sarri e ka humbur besimin dhe e ka gjetur zëvendësuesin. Bëhet fjalë për lojtarin kroat të Atletico Madrid-it, Sime Vrsaljko. Mes palëve ka akord, por duket se transferimi në janar do të jetë i vështirë të realizohet.

Kështu duket se Hysaj do të ketë një shans për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për napoletanët. Presidenti Aurelio De Laurentis tregon bisedimet me Atletico-n. “Vrsaljko më pëlqen, por është e komplikuar kjo çështje. Fola me presidentin e Atletico-s dhe më tha që nuk mund të ma japë tani lojtarin, por në qershor sepse ata kanë shumë ndeshje të tjera”. Numri 1 I klubit shtoi se atij I vjen keq për Champions-in dhe se ka frikë se Liga e Europës mund t’i heqë energji atij.