Së bashku me trajneri Panuçi, në konferencën përpara ndeshjes së nesërme ka qenë i pranishëm edhe kapiteni Elseid Hysaj. Futbollisti i Napolit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?

“Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë”

Çfarë i mungon kombëtares?

“Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lam me fitore.”

Keni fol me Strakoshën?

“Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt”

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?

“Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim”