Djersiti më shumë se sa mendohej por në fund Napoli ia doli që të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Elseid Hysajt mundi me rezultatin minimal 1-0 Udinezen, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut. Mbrojtësi shqiptar luajti në krahun e majtë në këtë ndeshje, ku trajneri Sarri kishte lënë pushim disa prej titullarëve. Napoli dominoi dhe krijoi raste, por e kishte të vështirë të gjente rrjetën.
Ndaj në fund, trajneri u detyrua të hidhte në fushë dyshen Insinje-Mertens dhe i pari ishte ai që gjeti rrjetën në minutën e 71 për të vulosur rezultatin përufndimtar të kësaj ndeshje. Në turin tjetër, Napoli do të përballet me fituesen e çiftit Atalanta-Sasuolo që luhet gjatë ditës së sotme, ashtu si sfidat Roma-Torino dhe Juventus-Xhenoa.