Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli këtë fushatë kualifikuese në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë, duke grumbulluar 18 pikë.
Disa nga statistikat:
* Armando Broja është golashënuesi i Shqipërisë në këto eliminatore. Sulmuesi ka shënuar 3 gola në 227 minuta të luajtura në total.
* Tetë nga 12 golat e Shqipërisë, i kanë shënuar lojtarët sulmues. Broja 3, Uzuni 2, Manaj 2, Cikalleshi 1.
* Lojtari që ka marrë më shumë minuta është mbrojtësi Elseid Hysaj me 801 të tilla.
* Asnjë nga futbollistët e Kombëtares nuk ka shkaktuar penallti në 10 ndeshjet e zhvilluara.
* Gjithsej në këto eliminatore për Shqipërinë kanë luajtur 34 lojtarë të ndryshëm.
* Me zero barazime e ka mbyllur Kombëtarja këtë edicion në grup. Në total 6 fitore dhe 4 humbje.
* Lojtari që është ndëshkuar më shumë me karton të verdhë nga të gjitha kombëtaret është Klaus Gjasula, plot 6.
* Futbollisti më shtatlartë ka qenë mbrojtësi Kastriot Dermaku, 195 cm.
* Sa u përket kartonëve të kuq, asnjë lojtar i Kombëtares nuk është ndëshkuar.
* Vetëm katër lojtarë nuk u aktivizuan në këto eliminatore, Selmani, Çepele, Kallaku dhe Kamberi.
* Lojtarët që kanë asistuar më shumë janë dy fierakët, Odise Roshi dhe Keidi Bare, me nga tri asiste.
* Asnjë nga lojtarët e Kombëtares nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtyre kualifikueseve. Nga 10 ndeshje në total, Hysaj ka marrë pjesë në 9 prej tyre.
* Myrto Uzuni është lojtari që ka goditur më shumë portën e kundërshtarëve. Gjithsej, 10 goditje.
* Nga mesfusha më shumë minuta është aktivizuar Keidi Bare 610’, ndërsa nga reparti i sulmit, Uzuni 641’.
* Lojtari që ka më shumë driblime të kompletuara është Myrto Uzuni me plot 10 të tillë.
* Mbrojtësi Ardian Ismajli ka kompletuar 29 spastrime, më shumë se të gjithë.