Elseid Hysaj pritet që ta ketë edhe të ardhmen të lidhur me Napolin. Pas emërimit në krye të trajnerit Xhenaro Gatuzo, figura e shkodranit në klub filloi të ishte sërish e rëndësishme dhe e vlerësuar.

Ndaj, edhe pse mendohej se mbrojtësi i kombëtares po luante sezonin e fundit më të kaltrit, situata duket të jetë përmbysur.

Tashmë palët kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2021. Këtë lajm e jep një nga më të besuarit në Itali siç është gazetari Nikolo Skira.

Kështu, Hysaj mund të largohet nga Napoli vetëm nëse negociatat për bisedim nuk shkojnë në rrugën e duhur dhe më pas italianët për të mos e humbur me parametër zero do të detyroheshin ta shisnin.

Megjithatë, për momentin Hysaj duket më shumë brenda se jashtë Napolit. /VipSport