Elseid Hysaj ka besim te ekipi Kombëtar, por vetëm mendon se duhen sistemuar problemet e fillimit të ndeshjes. Në intervistën për “Supersport”, ai u shpreh:
“Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë si në pjesën e dytë. Ato dy raste, ndikuan në humbjen e ekipit. Besoj se jemi një ekip i mirë dhe po rritemi.
Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë, që të sistemojmë problemet e fillimit. Franca nuk na trembi, por është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore” – u shpreh Hysaj.